Përfaqësues të LSI Shkodër

Politikë

LSI Shkodër në ditën e heshtjes zgjedhore: Policia po i bënë presion dhe po frikëson aktivistët tanë

24 Prill 2021, 18:16| Përditesimi: 24 Prill 2021, 18:21

  • Share

LSI Shkodër ka denoncuar policinë e shtetit se po kryen ndalime të aktivistëve dhe simpatizantëve të kësaj force politike. Me një deklaratë për mediat, LSI akuzon se aktivistëve të saj po i bëhen kontrolle dhe presione "në forma nga më të shëmtuarat" dhe jo ligjore, me qëllimin, sipas tyre, për t'i frikësuar.

"Jemi sot në këtë deklarate për të dënuar me forcë dhe për të denoncuar veprimet antiligjore të policisë së shtetit, e cila po kryen ndalime të aktivistëve dhe simpatizantëve të LSI. Kontrolle dhe presione në rruge e forma nga më të shëmtuarat dhe jo ligjore që kanë një qëllim të vetëm, të frikesojnë dhe intimidojnë strukturat tona. I bëj thirrje policisë Shkodër dhe drejtuesve të saj në te gjitha bashkitë e qarkut të ndalin këtë aksion të paprecedent sepse do të përgjigjen përpara ligjit. Askush nuk e frikëson dhe ndal LSI përballë fitores së madhe të 25 prillit, ku edhe këta struktura që abuzojnë me uniformën e shtetit do të largohen bashke me këtë qeveri, e do të përballen me pasojat e parashikuara në ligj. Sot do të duhej të ishte heshtje zgjedhore dhe gjithccka të shkonte e qetë në funksion të 25 prillit, por provokatorët dhe të frikësuarit nga humbja po lëvizin edhe gurët e fundit duke abuzuar me pushtetin me qëllim që ta ndalin këtë. Asgjë nuk i shpëton, fitorja e LSI dhe opozitës tashmë është shumë pranë, pak ore na ndajnë nga vërshimi i qytetarëve drejt kutive të votimit për ndryshimin", thuhet në deklaratën e LSI.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?