LSI sërish sulm ndërkombëtarëve
“Ambasadorët ikën si ushtarë”

10 Nëntor 2017, 12:07| Përditesimi:

  • Share
Në dalje të mbledhjes së komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, deputeti i LSI Luan Rama lëshoi një tjetër sulm ndaj përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, kur tha se ata u larguan nga mbledhja si ushtarë, ashtu sikurse anëtarët e mazhorancës.

Ky sulm është i disati në radhë nga përfaqësues të LSI ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Vetëm një ditë më parë, Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar të LSI, kritikoi ambasadorin amerikan Donald Lu, se kishte qenë i njëanshëm kur gjatë përmendjes për kapjen e “peshqve të mëdhenj”, nuk e kishte përmendur konkretisht emrin e Saimir Tahirit si i tillë.

Luana Rama para mediave tha se nuk e kuptoi “nxitimin e kryetarit të komisionit  për ta mbyllur mbledhjen pasi folën dy bashkëryetarët”.

“Përfaqësuesit e mazhorancës u ngritën si ushtarë dhe ikën, bashkë me kryetarin por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe amabsadorët u ngritën dhe ikën po ashtu si ushtarë, pa dëgjaur vullnetin tonë” tha Rama që e cilësoi si “incident” një ngjarje të tillë.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?