Ish-drejtuesi i LSI, Ylli Manjani

Politikë

LSI merr vetëm 4 mandate, Manjani: Votat më të papërfaqësuara në parlamentin e ardhshëm dhe kjo falë gabimeve euforike të drejtuesve

29 Prill 2021, 13:00| Përditesimi: 29 Prill 2021, 13:46

  • Share

Ish-drejtuesi i LSI, Ylli Manjani ka komentuar votat që mori LSI në këto zgjedhje parlamentare që sipas tij janë më të papërfaqësuarat dhe kjo falë gabimeve euforike të drejtuesve të kësaj partie.

Manjani nuk ka përmendur emra në komentin e tij por qartë ai ka “thumbuar” drejtuesen e LSI, Monika Kryemadhi.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Manjani thekson se nuk kërkon dorëheqjen e askujt por thjesht po lexon faktet siç shkruan ai.

Ai foli për një tezë të LSI se humbën zgjedhjet parlamentare për shkak se nuk garuan në ato lokale, duke e konsideruar një justifikim të hidhur.

“Pra po të duash të bësh politikë votohesh më shumë dhe më ndershmërisht sesa kur josh votën me pushtet. Ndaj duhet pak ftohtësi e arsyetim i shëndetshëm, jo reagim nervoz. Mbi të gjitha LSI duhet të respektojë ato 107 000 votues. Gjykoj se ata janë pjesë e rezistencës, jo inatit me të…”, shkruan Manjani në fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?