Politikë

LSI kërkon nga KQZ pamjet filmike të Qendrave të Votimit dhe pajisjet e Identifikimit Biometrik! Dje i kërkoi PD

28 Prill 2021, 12:55| Përditesimi: 28 Prill 2021, 16:11

  • Share

Dy kryetarët e opozitës së bashkuar që dhanë besën simbolikisht para zgjedhjeve se do të hyjnë në koalicion pas 25 prillit, njëzëri folën për proces të parregullt zgjedhor. Edhe Lulzim Basha edhe Monika Kryemadhi pretendojnë se vota është tjetërsuar. Mesazhi publik pas humbjes i Lulzim Bashës të martën në mbrëmje, e la të paqartë nëse këto akuza mbi rezultatin, do të thoshin se PD nuk do futej në parlament. Më e qartë ishte Monika Kryemadhi kur tha se djegia e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve lokale në 2019, ishte një strategji e gabuar, aq sa i kërkoi ndjesë publikisht bashkëshortit president.

Pra opozita do të jetë në parlament, dhe nga aty pritet të zhvillojë betejën e saj mbi procesin e 25 prillit, që për herë të parë votimi kaloi pa incidente serioze e numërimi përfundoi shpejt me 74 mandate për PS-në, 59 për koalicionin e Bashës me aleatët, 4 deputetë për LSI-në dhe 3 për PSD-në, partinë e Tom Doshit, i cili hoqi dorë nga mandati I fituar më 25 prill dhe i kërkoi KQZ-së ta zëvendësojë me deputet tjetër.

Se si do të jetë kjo betejë e opozitës për zgjedhjet, liderët nuk dhanë detaje, por si PD dhe LSI hapin e parë e patën një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë në dorë pamjet filmike të procesit zgjedhor.

PD-ja kërkoi pamjet filmike të qendrave të votimit dhe të numërimit, pasi i gjithë procesi është monitoruar me kamera nga KQZ. Ashtu sikundër kërkoi edhe të dhënat e grumbulluara nga identifikimi biometrik që u bë në të gjithë Shqipërinë, por edhe të atyre që u identifikuan manualisht në zonat ku pajisja elektronike nuk funksionoi. Me pretendimin e parregullsive të konstatuara nga numëruesit e vëzhguesit e partive në terren, edhe LSI-ja, një ditë pas PD-së, ju drejtua me kërkese zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ndryshe nga demokratët, Monika Kryemadhi kërkon vetëm pamjet filmike të qendrave të votimit në rang vendi, dhe një kopje të materialit elektronik të pajisjes së identifikimit biometrik, duke mos kërkuar kamerat e procesit të numërimit.

Kërkesa e LSI

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 28/04/2021 18:48

    Leshelija ti shikoje tek stopi pamjet filmike se si valonin pesemije lek te rij per nje vote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?