LSI jep alarmin,Vasili:Lu,Vlahutin
ç’prisni?Ja ç’bëri mbrëmë Rilindja

3 Nëntor 2017, 11:08| Përditesimi:

  • Share
LSI ka vënë alarmin për kapjen e Reformës në Drejtësi, teksa ka kthyer sy nga ndërkombëtarët. Kreu u Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, iu ka bërë thirrje ambasadorëve Donald Lu (SHBA) dhe Romana Vlahutin (BE) të veprojnë, pasi askush, sipas tij, nuk beson më te kjo reformë.

Sipas tij, rilindja e ka shkelur parimin për të mos kapur drejtësinë dhe ligjet e reformës i bën vetë tani. Më tej, ai shton se një natë më parë rilindja ndryshoi totalisht edhe përmbajtjen e titullin e ligjeve që ekspertët përgatitën.

"Lu dhe Vllahutin ç'prisni (?), reforma ne drejtësi u kap nga Rilindja, askush nuk beson më te ajo. Rilindja rrëzon përfundimisht reformën në drejtësi. Edhe shqiptari më i fundit nuk ka harruar se u garantuan publikisht nga ambasadorët Lu dhe Vllahutin, se ligjet e reformës ne drejtësi do t'i bënin ekspertët dhe do të vinin për miratim pa ndryshime në parlament. U vendos kështu, me qenë se ekspertët ishin të pavarur, të mbështetur nga Euralius, OPDAT dhe Komisioni i Venecias, që të mos lejohej politika që të kapte drejtësinë.

Por, Rilindja e shkeli dhe e shtypi këtë parim.Tani ligjet e reformës i bën totalisht Rilindja, madje mbrëmë i ndryshoi totalisht edhe përmbajtjen edhe titullin ligjeve që ekspertët përgatitën; ashtu siç bënë edhe me vetingun dy javë më parë, ku i shkurtuan edhe njerëzit edhe paratë. Reforma në drejtësi ra. Parimet e reformës dhe grupi i ekspertëve me Euralius dhe Opdat u asgjësuan. Reforma u kap nga Rilindja ditën për diell. Lu dhe Vlahutin, reagoni! Ç'prisni!? Zhgënjimi popullor është i madh. Askush nuk beson më tek reforma në drejtësi", shkruan Vasili.

vasili fb
(Postimi i Petrit Vasilit)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?