'Më mirë fshesë e Monikës se të fshish krimet e rilindjes', Kryemadhi s'ja përton Ramës: Aq herë sa ma përmende emrin në Asamble, s'më ka thënë të dua as Ilir Meta (VIDEO)

9 Tetor 2020, 18:21| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 21:48

  • Share

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama, dhe "thumbave" të tij nga Asambleja e PS e zhvilluar sot te Amfiteatri.

Në një deklaratë për shtyp Kryemadhi tha se aq herë sa e ka përmendur Rama sot, aq herë s'i ka thënë të dua as presidenti Ilir Meta.

"Tashmë ai tregoi se historinë e tij e ka mbaruar me shqiptarët dhe anëtarët e PS. Ata tashmë panë fytyrën  e personit që ka grabitur PS dhe Shqipërinë.

Sot dua të ndaj me të gjithë ju që LSI vazhdon të ngrihet në përgjegjësinë e asaj force që në 2010 iu dha qytetarëve liberalizimin e vizave atë që Rama prej vitesh  e bllokonte. I kujtoj atij deklaratat që bënte.

Nuk ikën 1 milion shqiptarë. Gjatë kohës që ai qeveriste me LSI largimi i të rinjve dhe të rejave ishte në numrin më të ulët. Nga 2017 rritja ishte në stratosferë dhe me vrap ia ndryshoi regjia dhe e çoi te digjitalizimi i famshëm i tij.

Mospranimin e LSI për të vazhduar një mandat të dytë me Ramës është një nga vendimet më të mira qe LSI ka marrë. Kjo do të ndante njëherë e përgjithmonë zullumin që Rama ka bërë.

Dua të falenderoj mbështetësit e LSI të cilët i kanë kallur datën Edi Ramës sa i gjithë fjalimi  i tij ishte për LSI dhe Monikën, spo them për Ilir Metën se ai ia kthen vetë përgjigjen. A herë sa ma ka përmendur Rama emrin e tij në asamble aq herë smë ka thënë të dua Ilir Meta", tha ajo.

Kryemadhi i është përgjigjur edhe ironisë së Ramës, i cili tha se nëse kreu demokrat nuk paguan taksa pastaj qytetin ta pastrojë "Luli me fshesën e Monikës". Kësaj kryetarja e LSI i përgjigjet duke thënë se më mirë "të jesh fshesë e Monikës se të fshish llumin e krimit".

"Për taksat. Më mirë të jesh fshesë e Monikës se të fshish llumin krimin dhe gjakpirësit e rilindjes se sa të fshish njerëzit e ndershëm që ka fshirë PS. Nuk do merrem me fasadën e tij për aeroportin e Durrësit Vlorës... do bënte aeroport dhe në Surrel më duket, janë bërë gjëra bajate.

Më vjen mirë që ndihet i kërcënuar nga LSI, sot u ndjemë të vlerësuar. Klithmat e Edi Ramës sot tregonin haptas sondazhet e tij. Bëri çdo gjë, akoma  nuk e ka kuptuar se sa më shumë të sulmosh LSI aq më shumë shtohet ajo. Sa më shumë ta sulmosh rininë shqiptare aq më e fortë bëhet ajo.

E kuptoj ankthin që ka se i merrshte fryma dhe do i sugjeroja stafit të tij ti jepte një pompë në mënyrë që ta shmangë këtë moment. Nuk duhet të kishte vështirësi aq të mëdha në frymëmarrje.

Dua ti bëj të qartë Ramës dhe të gjithë atyre që i bëjnë tezat. LSI nuk ka kryetar, por kryetar janë të gjithë ata që janë anëtarë të tij. LSI kurrë nuk ka patur njerëz në pushtet. LSI ka patur të rinj dhe të reja, ata që punojnë në biznese private që u del djersa...

Meqenëse bomba na plasi te reforma në drejtësi. Rama harroi një gjë. Votat e LSI nuk kanë qenë garant as për Donald Lu aq për Romana Vllahutin, Mezi pres të numërojmë votat, dhe të shoh buzëqshjen tënde të ngrirë. Sot asambleja tregojë se jemi në rrugën e duhur. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë çdo gjë kundër Edi Ramës", shtoi ajo.

Ora 18:33
Sulmet e Ramës për dekoratat, Kryemadhi merr në 'mbrojtje' Metën: Një komb pa heronj s'mund të ekzistojë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë në "mbrojtje" presidentin Ilir Meta, për sulmet që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj tij, i cili ka thënë se presidenti "jep dekorata për të vdekurit".

Kryemadhi tha se një komb pa heronj dhe dëshmorë nuk mund të ekzistojë.

"Rama ka frikë nga LSI. PS nga ngjyrë e kyqe është kthyer në ngjyrë mavi. Socialistët janë kthyer në ushqim për sektin e rilindjes. Socialistët tani janë kthyer në uzurpim. Urrejtja e Ramës ndaj PS nuk mund të shuhet.  Kjo urrjetje psiqike e Edi Ramës edhe pse mund të kamuflohet, Edi Rama s'mund ta fshehi dhe e pamë qartë.

Duke filluar me vendet e punës që nuk ka filluar. Ata rreth tij janë injorantë sepse nuk dinë të dallojnë dekorimin. Një shtet dhe një komb pa heronj dhe dëshmorë nuk mund të ekzistojë. Shpresoj të jetë nga padia dhe jo nga ligësia për të lënë Shqipërinë pa histori. Këstin e pagave të naftëtarëve e merr një familjar i tij.

Koncesionet e famshme për të cilat  ai sot bërtet për rindërtimin e Durrësit dhe Tiranës, që për hir të vërtetës rindërtoi xhepat e tij. Biznese të mbyllura me qindra. 72 mijë vende pune janë mbyllur vetëm në Tiranë", shtoi ajo.

Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 10/10/2020 19:51

    Kjo i paska lare duart,paska perfunduar, ju paska shkrire silikoni i buzeve e zuzeve,lum LSI qe e ka por edhe basha me babagjyshin sali berisha.

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 10/10/2020 05:09

    Ca ke per te dashur ti moj zhgarravin??? E ke fytyren si b**** lope.

    Përgjigju
  • ta thashe: 09/10/2020 19:54

    problemet qe ke me liken aty ne krevati kur te kthehesh ne shtepi .... kerkoji te ta thote dhe merin me dendur se pale si te theret tashti ... sa per kete me mire m*ti se sa kakeja, nuk punon me tek shqiptret kjo ... nje kallep jeni te gjithe dhe ne WC e keni parkingun.

    Përgjigju
  • Tosi: 09/10/2020 19:47

    Shih endrra moj Nafije dybeku por vone do vijsh ne pushtet, ndoshta ne 2036 kur te qethen delet. Mbeshtetja per gruan me gojepiset te planetit dhe me te urryeren ne Shqiperi ka prekur fundin historik, 0.01% . Shkofsh ne te s'emes moj leshelije

    Përgjigju
  • Timi: 09/10/2020 19:20

    Lloji baxhelles

    Përgjigju
    • Nikla: 10/10/2020 12:53

      Kesaj here nuk ke faj monika leshi,e besoj qe nuk te ka thone te dua ai legeni qe ke per grua!!!!se me te thone te dua TY DUHET SHUMMMM KURAJO!!!!!!!!pise femer!!

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?