Foto ilustruese

LSI depoziton në Kuvend nismën ligjore për uljen e çmimit të naftës, Vasili: Të pezullohet deri në fund të vitit taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit

9 Mars 2022, 14:41| Përditesimi: 9 Mars 2022, 14:49

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend nismën ligjore, ku ka kërkuar pezullimin e pagesës së Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit deri në fund të vitit. Sipas nënkryetarit të LSI-së kjo do të sillte uljen e çmimit të naftës.

‘Kam paraqitur sot ne Kuvendin e Shqiperise Nisme ligjore per uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti) Kam kerkuar pezullimin e pageses se Takses se Qarkullimit dhe Takses se Karbonit. Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike. Kuvendi duhet te miratoje menjehere kete Nisme Ligjore ne te mire te qytetareve dhe familjeve e bisneseve shqiptare. Qytetaret duhen ndihmuar e mbeshtetur sot.’- shkruan nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.


Lajmi kryesor:

Kriza energjetike, Rama: Kostoja është rritur, por nuk është reflektuar në faturë! Kemi vendosur mburojë për familjarët dhe biznesin e vogël! Meta: Të ndalet abuzimi me çmimin e naftës, babëzi


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?