Messi dhe Louis Van Gaal

Louis van Gaal sulm ndaj FIFA-s: Botërori i Katarit i manipuluar, duhej që Messi të fitonte me Argjentinën

5 Shtator 2023, 16:43
  • Share

Ish-trajneri i Holandës, Louis Van Gaal ka bërë disa akuza të dëmshme për Botërorin 2022 që u organizua nga FIFA në Katar. Lionel Messi udhëhoqi Argjentinën drejt trofeut të parë të Kupës së Botës që nga viti 1986, duke mposhtur kampionët në fuqi të Francës në finalen e zhvilluar në stadiumin Lusail më 18 dhjetor 2022.

"Kur shihni sesi Argjentina i shënon golat dhe si i shënojmë ne dhe sesi disa lojtarë argjentinas kaluan vijën e pozicionit jashtë loje dhe nuk u penalizuan, mendoj se e gjitha ishte një lojë e paramenduar. Messi duhej të bëhej kampion bote. Dua të them gjithçka që mendoj. Se Messi duhet të bëhej kampion bote? Mendoj se po, po", tha mes të tjerash van Gaal.

Tanimë këto akuza të forta kundër FIFA-s për trukimin e Kupës së Botës nga Van Gaal, do duhet të merren me seriozitet nga organet e drejtësisë. Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga FIFA, që mund ta dërgojë trajnerin në gjyq për shpifje.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?