Lotaria Kombëtare, Shtatori
fatsjellës për shumë shqiptarë

3 Tetor 2014, 10:05| Përditesimi:

  • Share
Muaji shtator mund të konsiderohet pa frikë si muaji me fat për shumë shqiptarë. Çmime të panumërta, dhurata dhe surpriza. Të gjitha këto falë Lotarisë Kombëtare dhe produkteve argëtuese që kjo kompani ka hedhur në treg. Vetëm gjatë këtij muaji nga lojtarët në moshë madhore që kanë provuar fatin me biletat gërvishtëse të Lotarisë Kombëtare fati ju ka buzëqeshur shumë prej tyre me çmime të mëdha që arrijnë deri në 500.000 Lekë të reja. Fituesit janë nga gjithë Shqipëria dhe çmimet janë nga më të larmishmet. Por surprizat dhe çmimet që Lotaria Kombëtare ka vënë në dispozicion të të gjithë lojtarëve nuk mbarojnë me kaq.
 
Fati ka qënë shumë bujar me Znj. Venedike Dino nga Tirana. Ajo është fituese e njërit prej çmimeve të kategorisë së parë, 500.000 Lekë (të reja), me  biletën gërvishtëse “Arka e Thesarit”. Znj. Dino besoi se fati për të nuk i kishte mbaruar surprizat dhe disa ditë më pas bleu dhe një tjetër biletë gërvishtëse, kësaj here biletën gërvishtëse “Shesh Besh”. Dhe çka ajo kishte besuar dhe shpresuar u realizua. Sapo Znj. Dino gërvishti fushën e lojës në biletë, ajo zbuloi se kishte fituar 27,770 lekë (të reja).
 
Z. Sabri Muhoj nga Tirana, bleu një biletë gërvishtëse “Super Cash” për bashkëshorten e tij, të cilën ja dhuroj asaj me urimin që të fitonte, dhe ajo fitoi vërtet, jo pak, po plot 500,000 Lekë (të reja).
 
Bileta gërvishtëse “Shesh Besh” që Z. Shkëlqim Minollari nga Berati bleu, ishte me shumë fat për të sepse fitoi një nga çmimet e mëdha prej 250.000 lekë (të reja).
 
Gama e gjerë e produkteve që Lotaria Kombëtare ka hedhur në treg s’mund të mos prodhonte dhe një varietet fituesish për sa i takon shpërndarjes së tyre gjeografike në të gjithë Shqipërinë ashtu edhe kategorive të ndryshme të çmimeve që ata kanë fituar. Kështu, lista e fituesve me biletat gërvishtëse “Arka e Thesarit”, “Simbolet e Fatit”, “Super Cash” dhe biletën më të re gërvishtëse “Shesh Besh” pasurohet edhe me të tjerë. Shumë lojtarë janë shpërblyer me çmime të të gjitha kategorive dhe ata më me fat kanë arritur të fitojnë deri në 500.000 Lekë (të reja).
 
Por surpriza më e madhe ka ardhur më datë 2 tetor. Në vazhdim të promocionit   “Milioner për një vit” me Loto “6 nga 39”, i cili në muajin gusht shpalli fitues Z. Seit Paci nga Kamza, Lotaria Kombëtare ka shpallur fituesin e muajit shtator, Znj. Lubjana Balleshi, nga Tirana e cila ka triumfuar mbi të gjithë lojtarët e tjerë duke dorëzuar numrin më të madh të parashikimeve të luajtura gjatë muajit Shtator. Ajo do të përfitojë një milionë lekë (të vjetra) në muaj çdo muaj për një vit rresht. Menjëherë pas fitimit të këtij çmimi fantastik Znj. Lubjana Balleshi ndau me ne emocionet e fitores ...”Është fantastike. Shpresoja që do të fitoja, por në momentin që më njoftuan nga Lotaria Kombëtare mu duk e pabesueshme. Papritur, mund të realizoj planet e mia. E më i rëndësishmi për mua, në këtë moment është të kem një shtëpi të përbashkët me të fejuarin tim. Gjithçka duket e kaq e prekshme, tashmë, falë Lotarisë Kombëtare. Faleminderit.”...
 
Me larmishmërinë e produkteve dhe çmimeve në dispozicion të gjithë lojtarëve në moshë madhore, tashmë Lotaria Kombëtare është kthyer në një realitet mjaft argëtues dhe fatsjellës për shumë shqiptarë. Kjo u dëshmua dhe me hedhjen në treg gjatë muajit shtator të produktit më të ri “Fito Fito”. Kjo lojë, e cila është një risi për tregun shqiptar, bën pjesë në kategorinë e lojërave me shorte dhe ofron mundësi shumë të larta fitimi. Biletat e “Fito Fito” tashmë gjenden në të gjtiha pikat e shitjes të Lotarisë Kombëtare. 
 
Znj. Lubjana Balleshi: Lotaria Kombëtare shpërbleu besnikërinë time, sot unë jam milionere!
 
Rrëfimi emocionues i fitueses së promocionit “Milioner për një vit” nga Lotaria Kombëtare. Ajo do të marrë një milionë lekë të vjetra në muaj, për 12 muaj resht
 
Znj. Lubjana Balleshi nga Vlora, ka triumfuar në garën e promocionit fantastik nga Lotaria Kombëtare “Milioner për një vit”. Ajo u shpall fituese e promocionit dhe do të përfitojë 1 milion lekë të vjetra në muaj për 12 muaj rresht.
Promocioni nisi gjatë muajit Gusht ku dhe u kurorëzua me fituesin e madh, për të vijuar më pas edhe përgjatë muajit Shtator ku fituese u shpall Znj. Balleshi.
Të gjithë lojtarët e Loto, grumbulluan parashikimet e tyre të muajit Shtator dhe i dorëzuan në zyrat e Lotarisë Kombëtare. Në fund të përllogaritjes rezultoi se lojtarja me numrin më të madh të parashikimeve ishte Znj. Balleshi.
Përmes një interviste, Znj. Lubjana Balleshi, na rrëfen emocionet që e kanë shoqëruar përgjatë muajit Shtator që nga nisja e promocionit e deri në momentin e shumëpritur, momentin kur i’u komunikua se ishte ajo ishte fituesja, fatlume e promocionit “Milioner për një vit”. 
 
Si ka qenë dita juaj sot që keni mësuar se jeni fituese e promocionit “Milioner për një vit”?
Një ditë e veçantë që vështirë se do ta harroj. Të tilla ditë dhe momente ofron vetëm “Lotaria Kombëtare”. Kam marrë shumë urime nga të gjithë të afërmit dhe miqtë e mi. Është vërtetë një ditë e gëzueshme, dhe kështu do të jenë edhe ditë të tjera, për 12 muajt në vijim .

 “Lotaria Kombëtare”, jo vetëm më dhuroi këtë çmim por duket sikur ajo shpërbleu besnikërinë time duke më bërë milionere. Ishte fantastike. Shpresoja që do të fitoja, por në momentin që më njoftuan nga Lotaria Kombëtare mu duk e pabesueshme.

Familjarisht ne argëtohemi me “Lotarinë Kombëtare” dhe ethet e fitores së promocionit “Milioner për një vit” na përfshinë që në muajin Gusht, megjithëse unë nuk arrita të fitoj. Por “Lotaria Kombëtare” na surprizoi kur njoftoi se promocioni do të vijonte edhe gjatë muajit Shtator. Duke ditur se gara do të ishte e fortë i vura qëllim vetes: “Milionerja për një vit” për muajin shtator do të isha unë! Dhe fatmirësisht kështu ndodhi....
 
Të gjithë ne jemi kuriozë të dimë se cila është gjëja e parë që u vjen ndërmend për të realizuar me çmimin që fituat?
Investimi në lojëra të tilla, është i vogël dhe shoqërohet dhe me ndjesi argëtimi, por shpërblime të tilla janë jo vetëm emocionuese, por mbi te gjitha realizuese të ëndrrave të fshehura brenda nesh.
Papritur, ti mundesh të realizosh planet e tua! E më i rëndësishmi për mua, në këtë moment është të kem një shtëpi të përbashkët me të fejuarin tim. Gjithçka duket e kaq e prekshme, tashmë...

Cili ishte personi i parë me të cilin komunikuat për t'i treguar për çmimin dhe cili ishte reagimi i tij?
I fejuari im....Ende pa e besuar mirë, e ndava lajmin, me të fejuarin tim për 2 arsye:
E para, sepse doja të shprehja, sa mirë ndihesh kur ke fatin me vete dhe e dyta sepse plani ynë i përbashkët, tani falë Lotarisë Kombëtare, duket shumë pranë realizimit.

Kjo është hera e parë që Ju fitoni me Lotarinë Kombëtare apo keni fituar edhe herë të tjera?
 
Kjo është hera e parë që e ndiej veten milionere (qesh) por, duket sikur në Loto “6 nga 39”, fati është me mua. Kam fituar dhe herë të tjera, por sigurisht në kategori më të vogla. Mbase kanë qenë pikërisht këto fitime të vogla, që më nxitën të luaj më shumë, e të kisha shpresë se do të isha fituesja e madhe.
 
Fakti që jeni fituese e promocionit “Milioner për një vit” do të thotë se Ju keni luajtur dhe ruajtur shumë parashikime. Sa parashikime keni mbledhur gjatë muajit Shtator?
Po, siç ju thashë, i kisha vënë vetes qëllim se duhet të fitoja, ndaj dhe luajta shumë, që t’ ja arrija qëllimit. Vetëm gjatë muajit shtator, luajta 3776 parashikime, por ja vlejti apo jo?(qesh)
 
Përveç Loto, a luani edhe me produktet e tjera të Lotarisë Kombëtare?
Po kam luajtur me të gjitha produktet, biletat gërvishtëse e madje dhe me lojën më të re të Lotarisë Kombëtare, “Fito Fito”. Janë të gjitha fantastike. Kur e provon njëherë shijen e fitores është e pamundur të rezistosh e pa provuar përsëri. Nuk dorëzohem, do të provoj sërish. Fati është me mua (qesh).

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?