Lorenc Vangjeli zbulon: Sherr në korridoret e PD-së mes Grida Dumës dhe Jorida Tabakut

21 Shkurt 2022, 22:48| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 07:35

  • Share

Basha më tepër se përzgjedhjes së kandidatëve për 6 bashkitë, më tepër ka menduar dhe po mendon argumentin që do të thotë pas rezultatit të 6 marsit. Kështu tha analisti Lorenc Vangjeli për ‘Kontrast’ në Report TV teksa shtoi se shpesh harrohet një komponent i rëndësishëm i Partisë Demokratikem siç është grupi parlamentar.

Ai shtoi se 6 marsi do të vendosë edhe me cilin krah do të pozicionohet ajo pjesë e grupit parlamentar që mbetet e pavendosur.

Ndërkohë, sipas Vangjelit ka dy çifte politike në PD që po përplasen ashpër.

“Ne harrojmë një komponent siç është grupi parlamentar i PD, që është i ndarë në dy pejsë të të dukshme. Njëra me zotin Berisha, tjetri me zotin Basha. Por edhe një pjesë tjetër në mes e cila do të kushtëzohet nga rezultatii 6 marsit. Nëse fiton zoti Berisha, ai do të kontrollojë edhe grupin parlamentar. Edhe pas dyerve të blinduara të PD-së nuk ka qetësi. Përkundrazi janë duke u rrajetizuar dy flukse për të cilat zoti Basha e ka të pamundur të ndërhyjë. Është çifti Duma-Salianji nga njëra anë, dhe çifti Tabaku-Bardhi të cilët janë në një konflikt të hapur, të drejtëpërdrejtë dhe ulëritës deri në korridore” – tha Lorenc Vangjeli.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?