Lorenc Vangjeli për 'pazarin' e Bashës në 'Kontrast' : Reforma Zgjedhore një sherr mes palësh, por që në fund e fiton gjithmonë Damiani

15 Shkurt 2022, 12:05| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 14:05

  • Share

Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Lulzim Basha po kërkon sot reformën territorial, ndërkohë që kur mazhoranca i lutej të merrte pjesë ai e bojkotoi.

Për Vangjelin, interesante është edhe pjesëmarrja e PD-së së Bashës në reformën zgjedhore, që sipas analistit në thelb është një diskutim që ndodh në çdo prag zgjedhjesh.

Vangjeli shtoi në studio se panorama e Komisionit të Reformës zgjedhorë është  ‘e vjetër’ pasi në fund fiton gjithmonë propozimi I Damian Gjiknurit.

“Ka diçka që ka të bëjë me dy komisionet që mori Lulzim Basha. Qofte me Zgjedhoren, ashtu edhe me atë Territoriale. Basha sot po thotë që ka fituar atë që e ka refuzuar tetë vite më parë, atë për të cilën I janë lutur të marrë pejsë dhe i është shmangur.

Ishte e drejta dhe detyra e tij të merrte pjesë siç ishte reforma territorial dhe e refuzoi, e bojkotoi. Pse? Është tjetër histori… Pastaj reforma zgjedhore është komplet tjetër gjë.

Sepse bëhet gjithmonë para zgjedhjeve dhe në kuptimin e fjalorit politik shqiptar, për ta kuptuar reformën zgjedhore shpjegimi është që është diçcka që bëhet ne komision ku bëhet sherr një vit rresht, ku palët bëjnë sikur i nxjerrin sytë njëra-tjetrës, ku grinden për rregullat e lojës dhe në fund fare fiton gjithmonë Damiani.

Të paktën kjo është verifikuar që në kohët që një kujtesë normale mund të shikojë pas” – tha Vangjeli.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?