Analisti Lorenc Vangjeli pati një koment në ‘Kontrast’ në Report TV për deklaratat më të fundit të Lulzim Bashës teksa ky i fundit firmoste një peticion për dekomunistizimin.
Vangjeli tha se Basha ka qenë një i ri me pantallona të shkurtra kur mori pjesë në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës.
“Ishte përvjetori i rrëzimit të shtatores së Enverit dhe patëm një deklarim shumë interesant të kryetarit të Partisë Demokratike. Ajo që më ka ngelur në mendje se zoti Basha deklaronte që ishte në shesh atë ditë të 20 Shkurtit me pantallona të shkurtra. Është e vërtetë që ne nuk e verifikojmë dot, por është shumë e verifikueshme që ky burri vazhdon të jetë ende me pantallona të shkurtra në politikën e Tiranës” – tha Vangjeli.
Ndërkohë, ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të bënë ndryshime në Kabinetin qeveritar në pranverë.