Loredana

Loredana fiton çmimin e muzikës më të mirë në 'Swiss Music Awards' (VIDEO)

29 Shkurt 2020, 18:20| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 18:29

  • Share

Reperja me origjinë shqiptare Loredana po korr shumë sukses në Zvicër, atje ku edhe jeton.

Ajo ishte e ftuar në një event prestigjioz të muzikës zvicerane “Swiss Music Awards” ku rrëmbeu një trofe për muzikën më të mirë.

Në momentin që moderatorja tha emrin e Loredanës ajo u ngrit në këmbë dhe përqafoi edhe këngëtarin Zuna, që flitet se është partneri i saj edhe pse këngëtarja nuk ka konfirmuar asgjë.

Gjithashtu pranë Loredanës ishte edhe vëllai i saj.

Kujtojmë që ajo është ish-partnerja e rreperit të njohur Mozzik dhe kanë një vajzë bashkë, bukuroshen Hana.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?