Sport

Londra s'pyet për COVID, rreth 100 mijë tifozë jashtë Wembley-t! Anglia mendon për finalen me kapacitet maksimal të stadiumit

8 Korrik 2021, 13:37| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 15:24

  • Share

Kualifikimi për herë të parë në finale e kampionatit Europian ka sjellë skena të pabesueshme nga festa e tifozëve anglez, të cilët as që nuk e mendojnë rrezikun nga koronavirusi. Në të njëjtën linjë për momentin duket se janë edhe drejtuesit e shtetit, të cilët po mendojnë që stadium Wembley të hapet në kapacitetin 100% në finale që Anglia do të luajë me Italinë me datë 11 korrik.

Kundër Danimarkës autoritet lejuan që stadium në Londër të mbushej në 75% të kapacitetit dhe në të ishin rreth 66 mijë tifozë, që krijuan një atmosferë mbresëlënëse. Gjithsesi u pa që shumë pak i respektuan rregullat, ndërsa jashtë stadiumit u mblodhën rreth 100 mijë persona. Një detaj ky që sot ka alarmuar specialistët, të cilët jo vetëm që janë kundër idesë për një stadium me kapacitet maksimal, por bëjnë thirrje që pjesmarrja të limitohet.

Mbetet për t’u parë nëse qeveria me kryeministër Boris Jonhson do të ndjekë zemrën për një stadium me 90 mijë tifozë në finale e parë të madhe pas 55 vitesh apo do të dëgjojë zërin e ekpsertëve, që thonë se rastet dyfishon çdo gjashtë ditë për faktin edhe të kampionatit europian.

Ndërkohë polemikat për gjymsëfinalen që Anglia fitoi 2-1 kundër Danimarkës nuk kanë të sosur. Një tifoz ka hapur një peticion në UEFA, duke kërkuar që ndeshja të riluhet për shkak se pretendon se penalltia nuk ishte. Deri më tani ky peticion është nënshkruar nga mijëra njerëz, ndërsa në të thuhet se ‘ky nuk është futbolli që tifozët duan’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?