Londra rrit sigurinë për kurorëzimin e mbretit Charles III! Dhjetëra oficerë të veshur si ‘civilë’ do të vendosen mes turmave të njerëzve

3 Maj 2023, 22:43| Përditesimi: 3 Maj 2023, 22:48

  • Share

Të shtunën më 6 maj pritet kurorëzimi i Mbretit Charles III dhe siguria në Londër është rritur pasi ceremonia pritet të tërheqë turma të mëdha në kryeqytetin britanik. 

Në një operacion sigurie të niveleve të larta të ngjashme me funeralin e vitit të kaluar të Mbretëreshës Elizabeth, mijëra policë do të patrullojnë rrugët e Londrës, ku dhjetra oficerë të veshur si civilë do të përzihen me turmat, ndërsa Mbreti dhe bashkëshortja udhëtojnë drejt Pallatit Buckingham. Ekipet e rojeve të armatosura, snajperët e çatisë dhe personeli ushtarak do të jenë gati për të siguruar rrugën e procesit nga Pallati Buckingham në Westminster Abbey. Ndërkohë, dronët e policisë do të përdoren për të monitoruar turmat për çdo aktivitet të pazakontë, ndërsa edhe forcat kundër terrorizmit do të jenë në gatishmëri në rast sulmi.

Ministri i Sigurisë Tom Tugendhat ka deklaruar se operacioni i sigurisë, po mbikëqyret nga komandanti i arit të policisë së Met dhe MI5, një nga më të rëndësishmit që vendi kishte vënë ndonjëherë në lëvizje. Stërvitja masive, e cila quhet Operacioni Kulla e Londrës, përfshin mijëra policë që kontrollojnë rrugët e Londrës. 

Planifikimi i përgatitjes për kurorëzimin e Mbretit ka zgjatur me muaj, në të cilën përfshihen strategji të ndryshme për t'iu kundërvënë çdo numri kërcënimesh, gjithashtu edhe protestave që pritet të zhvillohen kundër monarkisë në ditën e kurorëzimit. Një orar i posaçëm i kontrollit të trafikut ajror është hartuar për personalitetet që fluturojnë në vend, me siguri të shtrënguar në një sërë pikash uljeje jashtë kryeqytetit. Raportet e mediave britanike kanë vlerësuar koston e kurorëzimit në rreth 250 milion £, nga të cilat 150 milion £ janë përdorur vetëm për operacionin e sigurisë. Koleksioni i çmuar i bizhuterive të kurorës, i cili do të përdoret në ceremoninë fetare të kurorëzimit, është zhvendosur në Kullën e Londrës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?