Londër/ Tentoi të shpëtonte një burrë nga hedhja në shina, oficeri i policisë përplaset për vdekje nga treni

29 Gusht 2023, 21:29| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 21:30

  • Share

Një oficer policie në Angli ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një tren, teksa po përpiqej të shpëtonte një burrë që po tentonte të vriste veten duke u hedhur në shinat e trenit.

Oficeri 46-vjeçar, Sgt Graham Saville, humbi jetën në spital të marten, raporton BBC.

Policia Britanike e Transportit (BTP), e cila ka nisur hetimet për këtë ngjarje, tha se ndodhi në linjën hekurudhore pranë stacionit të Newark Northgate.

Shefi i policisë së Nottinghamshire, Kate Meynell tha se sot ishte një ditë zie për të gjithë rajonin e policisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?