Londër/ Antiterrori arreston një italian dhe një kuvajtian në Aeroportin e Stansted 

31 Gusht 2020, 12:09| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 12:11

  • Share

Një 48-vjeçar italian dhe një 34-vjeçar nga Kuvajti  u arrestuan dje në mbrëmje nga antiterrori britanik në bordin e një aeroplanit të ‘Ryanair’ që vinte nga Vjena dhe sapo ishte ulur në pistën e aeroportit Stansted në Londër.

Alarmi për cënim të sigurisë u dha që gjatë fluturimit, pasi anëtarët e ekuipazhit gjetën "objekte të dyshimta" në tualetin e aeroplanit.

Paskësaj, dy avion luftarak ‘RAF Typhunes’ të cilët u ngritën nga një bazë ushtarake në Angli, shoqëruan ‘Ryanair’ në pistën e aeroportit Stansted. Dy personave të dyshuar iu vunë prangat.

Burime policore, duke raportuar ngjarjen para mediave në Londër, nuk dhanë identitetin e të arrestuarve dhe as arsyen e arrestimit, por u shprehën se personat u arrestuan në bazë të nenit 7 të Ligjit kundër terrorizmit

Një zëdhënës i ‘Ryanair’ deklaroi se gjatë udhëtimit Vjenë-Londër ekuipazhi ishte vënë në dijeni të një "kërcënimi të mundshëm të sigurisë" dhe për këtë arsye piloti dha alarmin, duke vënë në lëvizje ndërhyrja e forcave kundër terrorizmit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?