Lokali në Elbasan kthehet në skenë krimi! Pas sherrit, i riu rrëzon nga shkallët 41-vjeçarin! Plagoset rëndë, niset me urgjencë te Trauma! Arrestohet autori

5 Dhjetor 2021, 19:39| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 21:53

  • Share

ELBASAN- Një lokal në lagjen “Vullnetari në Elbasan është shndërruar në një skenë krimi mbrëmjen e kësaj të diele.

Një debat mes 2 personave ka agravuar deri në dhunë, ku mësohet se  41-vjeçari Adrian Qosja,  pas një konflikti fizik me një 24-vjeçar me inicialet BK., është rrëzuar nga shkallët nga ky i fundit e për pasojë ka pësuar dëmtuar në kokë. Ai është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. I plagosuri, nga sa thonë burimet për Report Tv, është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, pak orë pas ngjarjes, policia vuri në pranga autorin e dyshuar, i cili akuzohet për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje". Nuk dihen ende arsyet e sherrit mes tyre, teksa policia vijon me hetimet.

Ora 21:43
VIDEO/ Plagosja e 41-vjeçarit në Elbasan, arrestohet autori 24-vjeçar, Policia: E rrëzoi nga shkallët pas sherrit

I ka zgjatur vetëm pak orë arratisja të riut që dyshohet se plagosi rëndë 41-vjeçarin në Elbasan. Policia njofton se në pranga ka rënë  24-vjeçari me inicialet B.K., i cili akuzohet se pas sherrit me 41-vjeçarin Adrian Qosja e ka shtyrë atë nga shkallët duke i shkaktuar plagë të rënda. Nuk dihen arsyet që çuan në sherrin mes tyre, ndërsa Qosja ndodhet në Spitaline Traumës në gjendje të rëndë.

 Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?