Sendet dhe lënda narkotike e sekuestruar

Lokal që përdorej për shitje kokaine dhe lojëra fati, arrestohet 36-vjeçari në Pogradec! 7 nën hetim dhe një në kërkim

14 Dhjetor 2022, 13:12| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 13:16

  • Share

POGRADEC- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme,  7 të tjerë janë vënë nën hetim dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim në Pogradec pasi operacion policor goditi një rast të shpërndarjes së drogave si dhe aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

I  arrestuari, 36-vjeçari me iniciale E.K., bashkë me personin e shpallurin në kërkim, një 31-vjeçar me iniciale M.A., kishin marrë me qira, pa dokumentacionin përkatës një lokal që ishte kthyer në ‘folenë’ e paligjshmërive. Lokali ndodhet në fshatin Çërravë të Pogradecit, dhe përdorje për të shitur e shpërndarë kokainë. Përveç kësaj ushtroheshin dhe lojëra të paligjshme të fatit.

Janë sekuestruar 180 gamë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një sasi parash, 6 pako me letra bixhozi dhe celularë që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.  

Personat që janë vënë nën hetim janë: I. H., 22 vjeç, banues në fshatin Veliternë, Maliq; K. R., 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq; S. K., 27 vjeç, banues në Çërravë; A.Xh, 41 vjeç, banues në Leminot, Maliq; G. Ç., 34 vjeç, banues në Sovjan, Maliq; N. S., 44 vjeç, banues në Leminot dhe I. S., 48 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?