Gustavo Scarpa

Lojtari i vitit në Brazil 'u dogj' keq në Evropë! Nuk shënoi asnjë gol në dy klube, tani është kthyer në shtëpi

31 Dhjetor 2023, 15:15| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 15:16

  • Share

Gustavo Scarpa u shqua si një nga futbollistët më të mirë në Amerikën e Jugut me fanellën e Palmeiras, ndërsa në vitin 2022 u zgjodh edhe lojtari i sezonit në kampionatin brazilian. Ai shënoi 37 gola dhe siguroi 51 asistime në 212 paraqitje për Palmeiras dhe ishte një lojtar kyç në ekipin që fitoi dy tituj të ligës braziliane dhe dy tituj të Copa Libertadores me të në ekip.

Scarpa u transferua te Nottingham Forest dhjetorin e kaluar me shenjën e 'futbollistit më të mirë në Amerikën e Jugut' dhe aventura në Angli ishte një dështim i plotë, pasi ai luajti vetëm dhjetë ndeshje në total, në të cilat nuk shënoi asnjë gol.

Pronari i klubit, greku Evangelos Marinakis e transferoi atë nga Nottingham te klubi i tij grek Olympiacos , madje edhe në një kampionat shumë më pak kërkues, Scarpa nuk shënoi asnjë gol në 11 ndeshje. Sot, aventura e tij në Evropë mori fund, pasi mesfushori sulmues 29-vjeçar u largua përfundimisht nga Nottingham Forest dhe u transferua në klubin brazilianin të Atlético Mineiro, ku tashmë do të jetë shok skuadre me legjendarin Hulk.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?