Balliu dhe Uzuni

Lojtari i Kombëtares në formacionin e javës në La Liga

16 Prill, 16:17| Përditesimi: 16 Prill, 16:20

  • Share

SPANJË - Ivan Balliu dhe Myrto Uzuni, dy lojtarët e Kombëtares po bëjnë mirë këtë sezon në La Liga. Nëse Uzuni në fundjavë shënoi golin e dhjetë sezonal për Granadan, në fitoren 2-0 kundër Alaves; Ivan Balliu i Rayo Vallecano zhvilloi një 90 minutësh të shkëlqyer kundër Getafes, paçka se ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura.

Fakti i formës së mirë të Balliut tregohet me përfshirjen e tij në 11 lojtarët më të mirë të raundit të 31-të në La Liga sipas "Sofascore". Me notën 7.6 Balliu ka merituar një vend mes më të mirëve, teksa duket se ftesa për në Euro 2024 nga Sylvinho as që diskutohet.

Krah tij në formacionin e javës që lamë pas janë edhe Sergio Ramos, Tchouameni dhe Griezmann.

Notat dhe formacioni i javës në La Liga

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?