Foto ilustruese

Lojtari i Bylysit me COVID, por ndeshja u zhvillua/ Klubi i Tiranës do i nënshtrohet testit

5 Qershor 2020, 16:33| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 16:39

  • Share

TIRANË- Pas ndeshjes Bylis- Tirana, të zhvilluar ditën e mërkurë, Instituti i Shëndetit Publik i ka kërkuar klubit kryeqytetas që të kryejnë testet për COVID-19.

Kjo për shkak se një nga lojtarët e Bylisit ka rezultuar pozitiv me koronavirus, (i vetëkarantinuar) por pavarësisht kësaj ndeshja u zhvillua. Burime për Report Tv bëjnë me dije se testimet do të kryhen ditën e nesërme, një ditë para ndeshjes së ditës së diel, me Luftëtarin.

Eridon Qardaku rezultoi pozitiv me koronavirus tre ditë më parë. Ai u vetëkarantinua, teksa pjesa tjetër e ekipit iu nënshtrua testeve dhe rezultuan negativ. Lajmi u konfirmua edhe nga klubi, e ndërsa ndeshja me Tiranën, e para pas disa muajsh "pausë" për shkak të COVID-19,  vijoi normalisht, siç edhe protokolli i parashikon.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?