Luiza Gega

Sport

Lojërat Olimpike Tokyo 2020, Luiza Gega kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa! Rama: Respekt kampione

1 Gusht 2021, 07:55| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 19:29

  • Share

Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike.

Gega ka shënuar kohen 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Ky është një rezultat fantastik pasi për herë të parë Shqipëria kalon në finalen e garave të atletikës në Olimpiadë.

Gega ka përvojë ndërkombëtare, pasi ka fituar medalje të artë e të argjendtë në Lojërat Mesdhetare, medalje argjenti në Europian dhe medalje bronzi në Universiadën e Verës.

Ora 19:26
Luiza Gega kualifikohet në finalen e Lojërave Olimpike, Rama: Respekt kampione

Pas kualifikimit të atletes Luiza Gega në finalen e Lojërave Olimpike ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në 'Facebook', Rama përgëzon atleten teksa thekson se është e para shqiptare në të gjithë historinë e sportit tonë që është kualifikuar në finalen e këtyre lojërave.

"Respekt Kampione. Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aaa: 02/08/2021 11:51

    perdundimi: doli e 12 pas nje terheqje muskulare qe pesoj. ne jemi te mbaruar komplet si popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?