Adi Sula

Lojërat Olimpike Speciale/ Shkëlqejnë sportistët nga Shqipëria, kuqezinjtë marrin 4 medalje të tjera në peshëngritje

22 Qershor 2023, 15:21| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 15:23

  • Share

BERLIN - Lojërat Olimpike Speciale që po zhvillohen në Berlin të Gjermanisë prej 17 qershorit, kanë nxjerrë në pah edhe talentet e Shqipërisë. Pas medaljes së artë në not nga Gersi Troka, kuqezinjtë kanë shtuar edhe katër medalje të tjera, dy argjendi dhe dy bronzi.

Këtë herë ka qenë peshëngritësi Adi Sula, që ka marrë të katër medaljet në disiplina të ndryshme të peshëngritjes, duke bërë një përfaqësim dinjitoz të vendit tonë në Special Olympics. Rezultatet e Adi Sulës në peshëngritje konfirmojnë edhe njëherë traditën e mirë që Shqipëria ka në këtë sport, ku vazhdimisht është përfaqësuar më së miri në eventet ndërkombëtare.

Special Olympics Albania përfaqësohet në Lojërat Olimpike Speciale të Berlinit me 10 sportistë, të cilët garojnë në sporte si noti, atletika, basketbolli dhe peshëngritja, ndërsa rezultatet janë inkurajuese.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?