Pajisja elektronike për vendosjen e basteve

Lojëra fati përmes një pajisjeje elektronike, arrestohet pronari i një lokali në Devoll

24 Shkurt 2022, 16:22| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 16:23

  • Share

Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi përmes një pajisjeje elektronike ushtronte aktivitete të paligjshme të lojërave të fatit. 

Autori i identifikuar si D.J është pronari i një lokali në fshatin Çipan, në Devoll. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar aparaturën elektronike të cilën e përdorte për lojëra fati.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?