Foto ilustruese

Lojëra fati në lokal, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari në Tiranë

7 Nëntor 2020, 12:57| Përditesimi: 7 Nëntor 2020, 13:00

  • Share

Në Tiranë një person është arrestuar pasi në lokalin e tij ushtrohet aktiviteti i paligjshmë i lojërave të fatit. Uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr.4 në kryeqytet kanë vënë në pranga në flagrancë shtetasin A.Sh., 43 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasen S.K., pasi në rrugën “Qemal Stafa” janë gjetur në barin e tij pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit.

Policia ka sekuestruar kompjutera në cilësinë e provës materiale.

Policia e Tiranës njofton gjithashtu se ka arrestuar edhe pesë persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?