Bastet në telefonat e sekuestruar

Lojëra fati me telefon, arrestohet pronari i një lokali në Tropojë, në pranga edhe një tjetër

28 Mars 2022, 10:04| Përditesimi: 28 Mars 2022, 10:05

  • Share

TROPOJË- Pronari i një lokali dhe një tjetër janë vënë në pranga nga policia e Tropojës, pasi janë kapur duke organizuar lojëra fati me anë të telefonit.

Kadri Byberi 30 vjeç dhe Avdyl Bashukaj 37 vjeç, banues në fshatin Shoshan janë kapur në flagrancë, duke organizuar lojëra fati me anë të aparateve celulare, në qytetin e Bajram Currit. Lokali është në pronësi të Bashukajt.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?