Max Verstappen

'Lodhet' Max Verstappen: S'e di nëse do jem në pistë vitin që vjen

4 Prill, 17:39| Përditesimi: 4 Prill, 17:42

  • Share

Formula 1 ka mbërritur në Çmimin e Madh të Japonisë i cili do zhvillohet në pistën e Suzukas. Në prag të provave të lira folën edhe protagonistët, teksa tre herë kampioni i Red Bull, Max Verstappen foli për të ardhmen.

I pyetur nëse do kalonte te Aston Martin sezonin e ri, ai tha se as nuk e di nëse do jetë në pistë. "Nuk e di nëse do garoj sezonin e ardhshëm", tha holandezi edhe mes batutash, duke iu shmangur përgjigjes për një klimë të tensionuar te skuderia britaniko-austriake.

Edhe këtë sezon Verstappen po dominon garat e shpejtësisë me makina duke fituar dy të tilla në tre gara, teksa në Australi nuk mundi të mbyllte garimin për shkak të problemeve në makinë.

Me 51 pikë ai lë pas Leclerc të Ferrarit që ka 47 të tilla dhe shokun e skuadrës, Sergio Perez, që ka 46 pikë. Gara e Japonisë merr jetë të dielën e 7 prillit në orën 7:00 të mëngjesit me atë shqiptare.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?