Akuzat për falsifikim formularësh/Apeli lë në fuqi vendimin për pushimin e çështjes 'Basha'

14 Maj 2020, 13:39| Përditesimi: 14 Maj 2020, 15:22

  • Share

Gjykata e Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke vendosur përfundimisht pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashë dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi për çështjen e falsifikimit të formularëve.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi. Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, por gjykata e Apelit vendosi përfundimisht mbylljen e kësaj dosje pasi prokuroia nuk paraqiti prova të reja.

Më herët avokati i Bashës, ish-deputeti Eduard Halimi u shpreh se palët edhe pse apeluan vendimin e shkallës së parë, nuk paraqitën asnjë provë 

Historia e dosjes së lobimit

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qumili: 14/05/2020 14:38

    Kjo eshte drejtesia qe ne duam!ae ka kaluar kjo trup gjygjtaresh vetingun apo jane akoma KÇK.

    Përgjigju
  • Gjinokaster: 14/05/2020 14:36

    Bravo Cim Mustafa gjyqtar dinjitoz dhe i drejte dhe i pa ndikuar nga politika. Gjyqtare te tille i duhen ketij vendi

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/05/2020 14:21

    Drejtësi në Shqipëri vështirë se do ket ndonjë herë, kjo është fatkeqësi ...!!!

    Përgjigju
    • shijakzburg: 14/05/2020 15:19

      bravo drejtsia jo spaku por sporllaku

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?