Lobimi i PD, PS:Skandali s’mund
të mbyllet si me Rrugën e Kombit

26 Nëntor 2017, 12:58| Përditesimi:

  • Share
Deputetja e PS, Klotilda Ferhati i kërkon Bashës që të dalë dhe të japë shpjegime se ku i ka gjetur një milion dollarë për lobim në SHBA para zgjedhjeve. Për Partinë Socialiste mosdeklarimi i kësaj shume është një shkelje penale dhe përgjegjësia bie mbi Bashën.

PD duhet të japë përgjigje për pothuajse një milion dollarë që janë transferuar me firmën e Bashës për lobim në SHBA. Basha ka detyrim ligjor që të dalë dhe të japë shpjegime për origjinën e parave.

Kryetari i PD duhet të shpjegojë se cilat janë lidhjet e këtyre parave me drogën dhe pse mashtroi KQZ. Përjashtimi nga deklarimi i një milion dollarëve është shkelje penale dhe përgjegjësia bie mbi Bashën.

Basha me një milionë dollarët porositi lajme të rreme për  vendin tonë. Skandali nuk mund të kalojë në heshtje, ai nuk mund të fshihet më sikur bëri me rrugën e Kombit. Prokuroria të vazhdojë hetimet” deklaroi deputetja e PS.

Pas akuzave të forta të hedhura nga Partia Socialiste, dje PD reagoi duke deklaruar se kontratat janë të gjitha legjitime dhe të verifikuara nga ligjet e SHBA, por PS sot kërkoi që të shpjegohet fakti se kush i dha paratë për lobim.

Ndërkohë, dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike për disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milion dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni.

Shuma që i është paguar kompanive dyshohet të jetë bërë në rrugë informale. Hetimet e Prokurorisë nisën pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë në Bulevard dhe dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?