Llokume me lëng shege dhe arra nga zonja Albana

7 Dhjetor 2023, 12:46| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 12:47

  • Share

Llokume me lëng shege dhe arra

Përbërësit:

  • 400 ml lëng shege
  • 4 lgj niseshte
  • 4 lgj sheqer
  • Arra sipas dëshirës

Përgatitja:

Shtrydhim shegët 2-3 kokrra në mënyrë që të përftojmë rreth 400 ml lëng. Lëngun e shegës e vendosim në një tenxhere ku shtojmë niseshten dhe sheqerin. E trazojmë vazhdimisht pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe lidhet. Po të duam në fund shtojmë pak arra të grira. Masën e llokumeve e vendosim në një membranë kuzhine duke e hapur mirë. E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas i japim formë llokumeve të cilat i spërkasim me pak sheqer pluhur ose arrë kokosi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?