'Me Çekinë finalja e rradhës', Sylvinho: Broja? Forca e kësaj kombëtareje është grupi, të dëmtuarit vlerësohen në vijim

7 Tetor 2023, 11:25| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 13:07

  • Share

Finalen e rradhës e ka cilësuar Sylvinho ndeshjen që kombëtarja do të luajë kundër Çekisë më 12 tetor, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024. Përballë është një kundërshtar delikat, në një kohë kur fitorja pothuajse do t’i kualifikonte kuqezinjtë në Gjermani. Jo më kot dhe entuziazmi është në qiell, pasi biletat janë shitur për gati 2 orë dhe kërkesat kanë qenë me qindra mijëra.

“Ka entuziasëm jashtë ambientit, por brenda skuadrës dhe stafit teknik nuk ka fare eufori, pasi e kemi mendjen vetëm te Çekia, që është një ndeshje shumë e forte. Çekia nuk ka bërë asnjë humbje, është e fortë dhe e strukturuar. Nuk do bëjmë asnjë llogari, pasi ato bëhen vetëm në nëntor. Është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar,”-u shpreh Sylvinho, trajner i kombëtares.

Për dëmtimet e Ismailit, Gjimshitit, Cikalleshit dhe Bares trajner u shpreh se do ti vlerësonte gjatë grumbullimit, ndërsa nuk preferoi të ndalej shumë as te rikthimi i Armando Brojës.

“Është kënaqësi ta kem këtë lojtar në ekip, por ne jemi të ndërgjegjshëm se forca e kësaj kombëtareje është grupi. Nuk është një, dy apo tre lojëtarë të cilët bëjnë diferencën. Vetë futbollistët e kanë kuptuar këtë dhe vetëm me djersë dhe zemër kemi bërë mirë dhe mund të bëjmë në vazhdim,”-deklaroi Sylvinho, trajner i kombëtares.

Sylvinho sqaroi se ka grumbulluar Gjasulën dhe jo Abrashin për t’ju përshtuatur kundërshtarit, pasi Çekisa është një prej kombëtareve me gjatësi dhe forcë fizike të madhe. Sa i takon kuqezinjve, grumbullimi do të nisë zyrtarisht të hënën e 9 tetorit, por disa prej tyre mund të bashkohen që të dielën. Kundër Çekisë Shqipëria vjen si kryesuese e grupit me 10 pikë, 2 më shumë se kundërshtari i 12 tetorit në Air Albania.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?