Llogaraja pamje mahnitëse, bora arrin 15 cm, por braktiset nga pushuesit! Pronarët e bizneseve: S'ka njerëz se është rritur çmimi i naftës

9 Mars 2022, 11:41| Përditesimi: 9 Mars 2022, 13:06

  • Share

VLORË- Prej 3 ditësh, Llogaraja e Vlorës ofron pamje mahnitëse, duke u veshur me petkun e bardhë, që zbukurohet edhe më shumë me diellin "tekananjoz", që herë del dhe herë largohet.

Qielli dhe deti janë bërë njësh, e ndërsa trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 cm! Mirëpo si asnjëherë më parë, në Llogari "nuk shkel këmbë njeri".

Në ditë të tilla, qytetarë të shumtë vizitonin Llogaranë, por këto ditë, aq më tepër edhe në 8 mars, nuk ka pasur qytetarë që të kenë vizituar Llogaranë, siç kanë bërë vitet e kaluara.

Pronarët e bizneseve aty pranë në gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili e lidhin me shtrenjtimin e naftës, por edhe të jetesës në përgjithësi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gramozi: 09/03/2022 13:49

    Sigurisht qe cmimi i karburantit eshte faktor por dhe cmimet qe afrohen nga lokalet jane shum te larta dhe abuzive.... Ne lokale nuk u ipet menu klientit sepse keshtu abuzoni....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?