Lleshaj: Treguesit e kriminalitet të gjitha në minimum! OFL dëshmi e seriozitetit në luftën kundër krimit! 3 sfidat e policisë

29 Shkurt 2020, 11:24| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 11:51

  • Share

Një nga arritjet e listuara nga PS-ja në Kongres është policia e shtetit. Fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, u parapri me një video ky bënte krahasimin e policisë para vitit 2013 dhe asaj që ata quajnë gjenerata e re. Lleshaj evidentoi se treguesit e kriminalitetit janë të gjitha në minimunim e tyre, e ndërsa nuk la pa përmendur edhe Operacionin Forca e Ligjit (OFL) si një dëshmi e gjallë se kjo qeveri do ta luftojë me rrënjë krimin.

"Kjo Shqipëri është më e sigurt. Operacionet e Policisë kanë goditur fort. OFL ka filluar të çmontojë me forcë krimin. Të gjithë treguesit e kriminalitetit janë në minimumet e tyre. 45% më pak vrasje, 21% më pak aksidente rrugore. Kemi zhbërë historinë e kanabisit në vendin tonë. Kemi arritur të pastrojmë rrugët nga murtaja e baste, që çuan shumë qytetar në zgrip të ekzistencës. 82% më shumë turistë për shkak të sigurt. Nuk mund të themi se jemi mirë, por kemi treguar se mund të shkojmë aty ku duam, do t'i thellojmë më tej sukseset. Lufta kundër krimit të organizuar ka hyrë në fazë historike, do ta zhbëjmë modelin e biznesit të ngritur mbi krim, dekurajon investimet e huaja, prandaj do të shkatërrojmë të parin, për t'i hapur rrugë të dytit. OFL një tjetër dëshmi se jemi serioz dhe të vendosur për një Shqipëri më të lirë dhe të drejtë. Ky operacion është receta unike për një Shqipëri më të mirë nga krimi", tha Lleshaj.

Ai prezantoi edhe tre sfidat e radhës së policisë së Shtetit.

"Rrugë më të sigurta, parandalim dhe goditje e fortë ndaj dhunës në familje dhe afrimi i policisë shqiptare me komunitetit. Policia e Shtetit, duhet të bëhet çdo ditë e më shumë polici i komunitetit", përfundoi ministri i Brendshëm.


Lajmi kryesor:

Rama: Në 2021 paga minimale 30 mijë lekë! Amnisti për pasuritë e padeklaruara ose ju pret OFL-ja! Tregoni xhepat


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?