Lamallari për Report TV: Nga fillimi i 2024-ës rriten me 30% pagat e efektivëve, në fokus policët në terren që përballen drejtpërdrejt me krimin 

22 Nëntor 2023, 15:23| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 16:40

  • Share

‘ Lajmi i mirë është që me buxhetin e ri ka një rritje, por ajo që synojmë është që të rrisim pagat me së paku 30% të rrogës aktuale sipas gradave përkatëse, e cila do të vijojë edhe gjatë 2025-ës. Të gjithë ata policë që janë në terren që janë në frontin e luftës me krimin do të kenë një trajtim dinjitoz në formë page. Përfshihen edhe siguracionet shëndetësore edhe sigurimi i jetës. – tha Lamallari. 

Lamallari nënvizoi se rritja e pagave për Policinë e Shtetit është pjesë e fondit prej 400 milionë eurosh të qeverisë shqiptare për Administratën Publike. 
Zëvendësministri i Brendshëm i ftuar në emisionin ‘Përballë’ në Report TV foli për edhe për aksionet e Policisë së Shtetit sa i përket pandëshkueshmërisë. 
Ai tha se aktualisht janë arrestuar rreth 430 persona në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, që konsiston në arrestimin e personave që shpërndajnë drogëra në afërsi të shkollave. 
Sipas Llamallarit, policia duhet t’i ndjekë më me vëmendje të gjitha shkeljet që ndodhin pranë perimetrit të shkollave. 

‘Morëm indice nga drogërat, por kushdo policia duhet të jetë më e ashpër edhe me ata që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt pranë perimetrit të shkollave, apo me personat që qarkullojnë me armë të ftohta pranë perimetrit prej 50 metrash.’ – tha Lamallari. 

Sipas tij, policia do të fokusohet në 3 pika kryesore. 

‘Aktualisht kemi në objektiv drogërat, përmes ‘Tempullit’, kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar që paraqesin rrezikshmëri të lartë si edhe pastrimin e Policisë së Shtetit. Nuk mund të pretendojmë të kemi rezultat për dy elementet e para kur ata mbrohen nga persona me uniformë dhe eksperiencë të lartë.’ – tha Lamallari për Report TV. 

Ai shtoi se operacionet e nisura nga Policia e Shtetit nuk kanë afat apo target një target të caktuar shifror.

A.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?