Llalla, reagon Nishani: I ka mbaruar
mandati, s’duhet të hynte në zyrë

8 Dhjetor 2017, 19:27| Përditesimi:

  • Share
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin mes maxhorancës dhe opozitës për kryeprokurorin e ri.

Ndërsa Parlamenit ka hapur garën për emrin e ri për kryeprokuror të përkohshëm, Nishani shprehet se, sot Adriatik Llalla nuk duhet të hynte më në zyrë.

Ndërkohë, paraditen e sotme kryeprokurori me mandat të përfunduar jo vetëm ka qenë në zyrë, por ka kryer edhe një takim.

Por sipas ish-kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Llalla duhet ta kishte braktisur atë ende pa u zgjedhur kryeprokurori i përkohshëm.

Sipas Nishanit, ky moment kërkon një prokuror të ri dhe procesi për zgjedhjen e tij duhet të shkojë vetëm sipas përcaktimeve kushtetuese dhe jo dëshirës politike të kryeministrit.

Sidoqoftë, ligji i njeh Llallës qëndrimin në zyrë deri në zgjedhjen e emrit që do ta zëvendësojë përkohësisht.

nishani fb
    (Postimi i Bujar Nishanit në facebook)

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?