Llagami: Me hartën e re gjyqësore qytetarët do të kenë akses të barabartë kudo që ndodhen

14 Korrik 2022, 13:00| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 15:01

  • Share

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar sot në Kuvend mbi veprimtarinë vjetore të institucionit që ajo drejton. Ndër të tjera, Llagani u ndal te harta e re gjyqësore që ka sjellë kaos në sistem, pasi avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore duke dalë edhe sot në protestë kundër saj. 

Sipas Llaganit me miratimin e kësaj harte të re synohet që qytetarët të kenë akses të barabartë në të gjithë vendin, kudo që ndodhen.

“KLGJ në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësia përfundoi ciklin e konsultimeve e për hartën e re. U kryen konsultime me 6 grupe të interesit dhe dy takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesit. Opinioneve iu nënshtruan një procesi vlerësimesh. Në datë 10 qershor KLGJ miratoi grupin e punës për riorganizmin e gjykatave. Nga 22 gjykata në 13. Nga 6 gjykata apeli në një me seli në Tiranë. Nga 6 gjykata administrative në dy, me seli në Lushnje dhe Tiranë. Me miratimin e hartës së re synohet që t’u ofrohet qytetarëve kudo që ndodhen akses i barabartë”, deklaroi Llagani. 


Lajmi kryesor:

Ministri i drejtësisë: SPAK të rrisë numrin e hetimeve kryesisht! KLGJ punë të lavdërueshme për hartën e re gjyqësore


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?