Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të mërkurë disa nga ndeshjet e javës së 15-të. Për t'u evidentuar fitorja 0-2 e Liverpoolit në transfertë, çka bën që të kuqtë të jenë në ndjekje të kryesuesve të Arsenalit. Tri pikë edhe për Brighton, Bournemouth dhe Fulham.
Në "Bramall Lane", Sheffiled United u mund 0-2 nga Liverpooli. Djemtë e Klopp u duke se hasën vështirësi në fillim, teksa gjetën rrugën e rrjetës me golin e van Dijk në minutën e 37-të. Një krosim i Arnold nga e djathta e sulmit bëri që kapiteni të shënonte për Liverpoolin. Edhe pse me trajner të ri, Sheffieldi i Uilder u tregua "kockë e fortë" dhe mbrojti humbjen minimale deri në minutën e 90+4, kur Szoboszlai shënoi golin e dytë. Me 34 pikë Liverpooli mban vendin e dytë, dy pikë më pak se Arsenali kryesues.
Premier League, java 15-të:
E mërkurë 20:30
Brighton 2-1 Brentford (Gross 31', Hinsheluood 52' / Mbeumo 27')
Crystal Palace 0-2 Bournemouth (Senesi 25', Moore 90+1')
Fulham 5-0 Nottingham (Iuobi 30', 74', Jimenez 34', 54', Cairney 86')
Sheffield 0-2 Liverpool (van Dijk 37', Szoboszlai 90+4')
Renditja: