Trajneri i Liverpool-it Jurgen Kloop

Liverpool turpëroi Manchester United, Kloop: Momenti më i bukur i ndeshjes minuta e 7, jemi me Ronaldon

20 Prill 2022, 15:22| Përditesimi: 20 Prill 2022, 15:23

  • Share

Liverpool të martën ka përjetuar një natë magjike kundër Manchester United, teksa falë fitores 4-0 ka marrë suksesin e 14 radhazi. Po për trajnerin Jurgen Kloop më shumë se rezultati më shumë rëndësi kishte mbështetja e treguar nga tifozët e Liverpool për Cristiano Ronaldo-n, i cili të hënën fatkeqësisht humbi djalin e porsalindur.

“Minuta e shtatë i pa të gjithë të tregonin klas. Ka shumë gjëra më të rëndësishme në jetë sesa futbolli. Ishte një mendim për Kristianon dhe familjen e tij,”- tha Klop.

Liverpool është në garë me Manchester City-t për të fituar Premier League. Aktualisht Liverpool udhëheq me 2 pikë më shumë, por City ka një ndeshje më pak që e luan sonte kundër Brighton.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?