Liverpool rikthehet tek fitorja, merr përkohësisht kreun e tabelës në 'Premier League'

26 Dhjetor 2023, 21:23| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 21:30

  • Share

Ndeshjet e sotme në Premier Ligë dhuruan spektakël të vërtetë. Së fundmi Liverpool me anë të një fitoreje 2:0 përballë Burnleyt, në javën e 19-të të kampionatit, ka arritur të marrë kreun e tabelës qoftë edhe përkohësisht.

Të besuarit e Klopp dominuan plotësisht pjesën e parë ku edhe arritën të shënonin.

“Të Kuqtë” patën mundësinë të dyfishojnë rezultatin me anë të Mohamed Salah (34’), por goditja e egjiptianit u ndal nga shtylla.

Liverpooli gjeti përsëri golin në pjesën e dytë përmes Harvey Elliott (55’) mirëpo pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Për të përmbyllur çështjen e fituesit u përkujdes Diogo Jota (89’) i cili pas një kundërsulmi të shpejtë arriti që të shënoi për 2-0 pas asistimit të Luis Diaz.

Me fitoren e sotme Liverpool qëndron momentalisht në pozitën e parë me 42 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Arsenali në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?