Liverpool rikthehet te fitoret, kundër Bournmouth ia del me përmbysje

7 Mars 2020, 15:53| Përditesimi: 7 Mars 2020, 15:56

  • Share

Një javë pas humbjes 3-0 kundër Uatford, Liverpool është rikthyer te fitoret në Premier League pasi ia ka dalë të fitojë 2-1 me përmbysje kundër Bournmouth. Në Anfield të parët kaluan në avantazh miqtë në minutën e 9, me Uilson që konkretizoi një aksion mjaft të bukur.

Gjithsesi Liverpool do ia arrinte të përmbyste që në pjesën e parë, pasi fillimisht Salah përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mike për të barazuar rezultatin. Më pas ishte Mane që falë një asisti te Van Dijk nuk gaboi për të realizuar golin e dytë. Pas 29 javësh kampionat Liverpool gjendet në vendin e parë në kuotën e 82 pikëve, ndërkohë që javën pasardhëse do të luajë derbin me Evertoon.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?