Posteri i ndeshjes

Liverpool plotëson ëndrrën e Sven Goran Eriksson, trajneri do drejtojë klubin e kuq nga stoli

13 Shkurt, 22:12| Përditesimi: 13 Shkurt, 22:13

  • Share

Pak javë më parë bota e futbollit u trondit nga lajmet për gjendjen shëndetësore të ish-trajnerit anglez Sven Goran Eriksson, i cili zbuloi se vuante nga një formë e pashërueshme e kancerit dhe se në rastin më të mirë kishte maksimumi një vit për të jetuar.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tashmë ka marrë iniciativën dhe i ka sugjeruar klubit të përmbushë dëshirën e suedezit, të cilën ai nuk mundi ose nuk arriti ta përmbushte gjatë karrierës së tij aktive si trajner; të bëhej trajner i klubit për të cilin ka bërë tifo qysh në fëmijëri, të paktën për një ditë.

Liverpooli ka përmbushur dëshirën e fundit të madhe të 75-vjeçarit Eriksson, pasi drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur sot se Eriksson do të jetë pjesë e stafit të trajnerëve në ndeshjen e ardhshme të bamirësisë mes legjendave të Liverpoolit dhe Ajaxit, e cila do të luhet më 23 mars në 'Anfield'.

Tashmë shtatë ish-lojtarë të Liverpoolit kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ndeshjen me Ajax-in, përkatësisht Sander Uesterveld, Martin Skrtel, Fabio Aurelio, Gregory Vignal, Djibril Cisse, Jerzy Dudek dhe Ryan Babel.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?