Liverpool humb sërish, Chelsea avancon në 'FA Cup'

4 Mars 2020, 09:53| Përditesimi: 4 Mars 2020, 09:55

  • Share

Chelsea eliminon Liverpool nga FA Cup. 3 humbje në katër ndeshjet e fundit për djemtë e Klopp të cilët po fillojnë ta humbin busullën. Duelin e fazës së 1/8 të FA Cup të luajtur në “Stamford Bridge” blutë e Londrës e zgjidhën me nga një gol për çdo pjesë. Willian realizoi në pjesën e parë në të cilën Kepa u tregua spektakolar duke mos lejuar Liverpool të barazojë dhe në 45 minutat e dyta shënoi edhe Ros Barkley. Chelsea siguroi çerekfinalet e FA Cup fazë në të cilën kaluan edhe Newcastle United dhe Sheffield United.

Ndërkaq për herë të 11-të radhazi Bayern Mynih kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Mbrëmë bavarezët fituan minimalisht në transfertë ndaj Schalke 04 falë golit të shënuar nga Joshua Kimmich.

Kualifikim historik arriti edhe Fc Saarbrucken që bëhet e para skuadër e ligës së katërt që arrin në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermansië. Ekipi eliminoi Fortuna Dusseldorf pas penalltive.

Ndërkaq frika nga koronavirusi po shkakton kaos të madh në futbollin italian. Përveç diskutimeve për ndeshjet e Serisë A është shtyrë edhe gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit./ Nga Andi Kapxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?