Liverpool dhe Real Madrid në garë për Brozovic, klauzola me Interin i hap rrugën largimit

13 Shkurt 2020, 16:57| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 17:00

  • Share

Mediat në Itali kanë raportuar për një garë mes Liverpool dhe Real Madrid për mesfushorin e Interit Marcelo Brozovic. Sipas këtyre burimeve kampionët e Europës Liverpool, kanë dërguar skautët e tyre në ndeshjen derbi që Inter fitoi 4-2 kundër Milan dhe në të cilën kroati realizoi një gol.

Nga ana tjetër, duke iu referuar Mundo Deportivo-s edhe Real Madrid është vënë pas 27-vjeçarit, i cili shihet nga Zidan si zëvendësuesi i Modric. Për të blerë mesfushorin si për Liverpool ashtu edhe për Real Madrid nuk duket e vështirë pasi Brozovic ka një klauzolë 55 mln euro për skuadrat jashtë Italie.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?