Dëshpërimi i Salah

Liverpool befasohet në Francë, Toulouse fiton 3-2 në Europa League (VIDEO)

9 Nëntor 2023, 21:02| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 21:05

  • Share


Në Francë, Toulouse fitoi 3-2 me Liverpoolin për grupin E të Europa League. Të kuqtë pësuan një disfatë të hidhur në transfertë, duke mos mundur të marrin pikë edhe pse barazuan në fundin e lojës, por goli u anullua për prekje të topit me dorë. Sfida u hap nga vendasit në minutën e 36-të me Donnum, teksa Dallinga në pjesën e dytë shënoi për 2-0. Në të 74 minutë Liverpool hapi lojën pas autogolit të Casseres, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Magri dërgoi shifrat në 3-1. Në të 89 minutë Diego Jota shënoi për 3-2, me Liverpool që nuk siguroi pikë në transfertë. Me nëntë pikë, Liverpool qëndron sërish në krye të grupit, teksa Toulosuse me shtatë merr vendin e dytë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Roma, Liverpool dhe Ajax humbasin në Europa League! Fitojnë Leverkusen dhe Villarreal, Berat Gjimshiti i jep tri pikë Atalantës


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?