FT/ Real Madrid 3 - 1 Barcelona (Benzema 12', Valverde 35', Rodrygo 90+1' / Torres 83')
Real Madrid ka fituar 3-1 me Barcelonën në El Clasico, për javën e nëntë në La Liga. Me fillim nga 16:15, derbi mes tyre ka qenë kryefjala e tifozëve. Me stadiumin në kapacitet maksimal, skuadrat nuk zhgënjyen në fushë. Do duhej minuta e 12 që Benzema të shënonte golin e parë për Real, me Valverde që në të 35 shënoi golin e dytë. Në fund të ndeshjes, pikërisht në të 83 minutë Torres hapi ndeshjen. Teksa katalanasit kërkonin barazimin, Rodrygo me penallti dërgoi shifat në 3-1. Me këtë fitore Real Madrid shkon në kuotën e 25 pikëvë në vendin e parë, duke lënë Barçën të dytën me 22 pikë.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid (4-3-3): Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Tchouameni, Kroos, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius
Barcelona : Ter Stegen, Sergio, Dembele, Pedri. Leëandoëski, S. Roberto, De Jong, Raphinha, Kounde, Eric, Balde
83' Barcelona ngushton shifrat në 1-2. Ferran Torres rihap ndeshjen 7 minuta nga fundi. Shpërthimi i Ansu Fati nga krahët bën që Torres të dalë i vetëm me portierin dhe gol.
35' Valverde mbyll logaritë e pjesës së parë. Aksion model nga Galaktikët që konkretizohet me golin e mesfushorit nga jashtë zone.
12' Benzema kalon në avantazh Real Madridin. Kross - Vinicius bëjnë punë të mirë, me francezin që ndal topin në fundin e rrjetës. Real Madrid kryeson në shtëpi.
Super Anceloti
Përgjigju