Lituania shpall non grata punonjësin e ambasadës ruse

1 Dhjetor 2022, 17:59| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 17:58

  • Share

1669913842_lit.PNG

Lituania shpalli non grata një punonjës të ambasadës ruse të enjten, duke përmendur "aktivitete të papajtueshme me statusin diplomatik".

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se nota përkatëse diplomatike i është dorëzuar një përfaqësuesi të ambasadës ruse në Lituani.

"Më 1 dhjetor, një përfaqësues i ambasadës ruse në Lituani u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Atij iu dorëzua një notë që njihte një punonjës të ambasadës ruse si persona non grata në Lituani për aktivitete të papajtueshme me statusin diplomatik", thuhet në deklaratë.

Ai gjithashtu shtoi se punonjësi i ambasadës ruse supozohet të largohet nga Lituania brenda pesë ditëve.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Macron- Biden: Të gatshëm të flasim me Putin! Konferencë ndërkombëtare më 13 dhjetor në Paris


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?