Lituania njofton mbylljen e pikave kufitare me Bjellorusinë! Dërgon ushtarë në kufi

11 Gusht 2023, 16:13
  • Share

Këshilltari i Ministrisë së Transportit të Lituanisë, Gabriele Vasiliauskaite, njoftoi sot se pikat kufitare midis Lituanisë dhe Bjellorusisë në Sumsk dhe Tverecius do të mbyllen duke filluar nga 15 gushti i ardhshëm. 

Tashmë javën e kaluar, autoritetet lituaneze kishin njoftuar synimin e tyre për të mbyllur përkohësisht, për arsye sigurie, dy nga gjashtë vendkalimet me Bjellorusinë që janë aktualisht të hapura.

Gjithashtu, Lituania dërgoi edhe forcat ushtarake shtesë në kufirin me Bjellorusinë, siç është vendosur tashmë nga Polonia, tha kryeministrja Ingrida Simonyte. 

“Ne kemi më shumë agjentë të inteligjencës që punojnë, institucionet tona janë duke punuar dhe sigurisht që ka forca shumë më të mëdha se sistemi i mbrojtjes kombëtare dhe institucionet e policisë”, tha Simonyte në një intervistë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?