Lituania: Kina dhe Rusia janë një kërcënim për botën demokratike

10 Gusht 2023, 21:24| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 21:25

  • Share

Vilius Semeska, kryetar i grupit për marrëdhënie ndërparlamentare të Parlamentit të Lituanisë me Asociacionin e Kombeve të Azisë Juglindore, tha se Lituania dhe pjesa më e madhe e botës demokratike po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga politikat e Republikës Popullore së Kinës dhe Rusisë.

"Si Lituania dhe pjesa më e madhe e botës demokratike kërcënohen gjithnjë e më shumë nga politikat e Republikës Popullore të Kinës dhe Rusisë”, tha Vilius.

Këtë deklaratë e bëri gjatë fjalimit të tij në Forumin Ketagalan, dialogun për sigurinë e rajonit Indo-Paqësor të organizuar nga Ministria e Punët e Jashtme të Tajvanit dhe Fondacioni Prospect, mbajtur këtë javë në Taipei. 

Semeska vuri në dukje se Tajvani dhe Lituania po përballen me probleme të ngjashme nga prania e fqinjëve në kufijtë e tyre.

"Dy vendet tona po luftojnë dhe mbrojnë të njëjtat vlera demokratike. Afërsia, bashkëpunimi dhe forcimi i lidhjeve në fusha të ndryshme është veçanërisht i rëndësishëm, veçanërisht nëse kemi parasysh situatën aktuale gjeopolitike", tha Semeska.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?