'Lituania ishte dy herë më mirë se ne', Reja pas humbjes së Kombëtares! Gjimshiti: Nuk e prisja të ishim kaq keq

8 Shtator 2020, 11:05| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 14:59

  • Share

Prej katër vitesh nuk fitonte asnjë ndeshje të vlefshme për eliminatoret, por thatësirës Lituanina i ka dhënë fund të hënën në ‘Air Albania’, duke mposhtur 0-1 kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë e Edy Reja-s kanë bërë një paraqitje mjaft zhgënjyese, duke humbur në shtëpi me kundërshtarin më të lehtë në letër në grupin e Ligës së Kombeve.

 

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 51 pas një gafe të Gjasulës dhe ekzekutimi perfekt të Kazlauskas. Për pjesën e mbetur të lojës për t’u evidentuar ishin zëvendësimi i Roshit për shkak dëmtimi pasi hyrë në pjesën e dytë dhe kartoni i kuq i Hysajt. Pas ndeshjes, trajneri Edy Reja dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti u shprehën:

Edy Reja: “Në e patëm përgatitur shumë mirë ndeshjen, por përballë kishim një skuadër si Lituania që ishte dy herë më mirë se ne fizikisht. Ata vraponin shumë më shumë se ne dhe na vendosën në vështirësi. Pas golit situata u vështirësua shumë dhe ishte e vështirë të rikuperonim.”

Berat Gjimshiti: “Nuk e prisja që do luanim kaq dobët, i gjithë ekipi. Përjashtim bëjnë ata që janë futur në pjesën e dytë. Ka nga këto ndeshje që ndodh në futboll që nuk të ecën se kundërshtari është i fortë. Kjo lojë nga një gabim vendosej dhe këtë radhë e patëm ne fatin e keq.”

Pas ndeshjeve të dyta në gupin 4 të Ligës C Shqipëria renditet e dyta, por të katër skuadrat duke përfshirë Kazakistanin, Lituaninë dhe Bjellorusinë ndodhen në kuotën e 3 pikëve. Ndeshjet e radhës së Kombëtares në Ligën e Kombeve janë më 11 dhe 14 tetor.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 09/09/2020 02:07

    Nuk qenka Skenderbeu qe UEFA e denoi me 10 vjet por kur ndeshjet i shitka edhe Kombetarja kjo eshte turp per Federaten Shqiptare te Futbollit. UEFA ta hetoje kete rast dhe nese konstatohet keshtu ti jape FSHF-se denimin maksimal dhe Armando Duken ta perjashtoje nga detyra qe ka si antar i Komitetit Egzwkutiv i UEFA-s

    Përgjigju
  • Nordiku: 08/09/2020 14:03

    E kane shitur ndeshjen keto morracaket tane. Nuk dihet se kush nga kompanite e basteve ka paguar.

    Përgjigju
  • One: 08/09/2020 13:12

    Shih koeficientet per fitoren e Lituanise dhe mbase e gjen aty arsyen. Peshkaqeni nuk reziston dot kur ndjen eren e gjakut.

    Përgjigju
  • dibran: 08/09/2020 11:28

    ....Pas minutes se njezete nuk ju pashe me... Nuk ia vlente te shikoja se me sa mund dhe sakrifica, me sa djerse te derdhur dhe me sa finte KISHIT SHITUR NDESHJEN !!!! ....Kurre nuk do ttju shikoj me ,sepse ju jo vetem na TURPERONI ,por edhe qeshni me ne duke na quajtur idiote!!! JENI RACE TRADHETARE !!!!!!! PER LEKE JU Q......IHENI FAMILJARISHT, NE CDO PJESE TE TRUPIT !!! JU NUK MERITONI ATE UNIFORME NGJYRE-FLAMURI !!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?